Kryetari Bruçaj uron festën e Bajramit, namazin e drejton imami nga Qabja

Skender-Brucaj

Me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit kremtohet nesër festa e Fiter Bajramit. Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërise i  uron të gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar festën e Fiter Bajramit, festën e shpërblimit, ditën e harmonisë shpirtërore, solidaritetit  dhe afrimit me njëri tjetrin!

Kryetari Bruçaj e konsideroi muajin e Ramazanit si një mik të shtrenjtë i cili na bashkon të gjithëve në sofrat e iftarit si të barabartë dhe ajo çka na dallon është devotshmëria dhe përkushtimi. Në mbyllje të fjales së tij Bruçaj ftoi të gjithë besimtarët që të bashkohen në  faljen  e namazit të Fiter Bajramit i cili do të kryhet nesër në orën 6:00 në bulevardin Dëshmorët e kombit nën drejtimin e një nga imamëve të Xhamisë së shenjtë në Mekë, Shejh Salih Bin Talib i cili përveç faljes së namazit të Bajramit do të falë edhe namazin e sabahut në shesh si dhe do të mbajë një ligjëratë të shkurtër për të pranishmit. Shejhu Talib do të qëndrojë disa ditë në vendin tonë dhe  do të vizitojë edhe disa xhami në qytete të ndryshme.

Pin It