Kontrolli teknik i mjeteve, parametrat e reja sipas standardeve europiane

The-technical-condition-of-the-car

Kontrolli teknik i automjeteve do të bëhet sipas standardeve të Bashkimit Europian për normat e ndotjes. Rregullat e reja kanë hyrë në fuqi që nga data 1 korrik dhe prekin më shumë makinat më të vjetra se 10 vjet dhe ato me benzinë.

Mijëra makina do të duhet t’u nënshtrohen parametrave të reja për ruajtjen e cilësisë së ajrit. Makinat me naftë të prodhuara para vitit 2006 nuk do të lejohen të emetojnë dioksid karboni mbi normën 4%.

Ndërsa makinat me benzinë e kanë koeficientin e tejdukshmërisë së tymit të ndryshme për prodhimet para dhe pas vitit 2008, përkatësiht 2.5-3.5 dhe 1.5.

Eksperti në ministrinë e Transporteve, Maksim Tashi, këshillon qytetarët të kryejnë shërbimet e nevojshme teknike, para kolaudimit.Sipas tij karburanti i përdorur luan një rol të të rëndësishëm për cilësinë e gazrave që emeton mjeti.

Pin It