Fanella e tretë sonte në Lion, Kombëtarja Shqiptare përballet me Rumunët

1130625

Kombëtarja Shqiptare luan sonte në orën 21:00 në Lion, ndeshjen e fundit të raundit të parë të Kampionatit Europian. Pritet që sonte në mbrëmje në stadium të jenë rreth 15 mijë tifozë të kuqezinjve. Në ndryshim nga 2 ndeshjet e para lojtarët do luajnë me fanellën e tretë që është e zezë me nunaca gri.

Shqipëria do të përballet në një ndeshje të vështirë me rumunët të cilët gjithashtu pretendojnë për një rezultat që do t’i favorizonte në kualifikim të mëtejshëm.
De Biasi në deklaratën e djeshme ka thënë se Rumania është një rival i fortë, por ajo që synohet është maksimumi duke anashkaluar gabimet e dy ndeshjeve të para që sollën edhe ndëshkimin.

Cana do të riktheht në fushë pas kartonit të kuq në ndeshjen me Zvicrën duke zëvendësuar Ajetin. Rikthimi i Canës në formacion është pozitiv duke qenë se ai është lideri i ekipit dhe jep qetësi e garanci në fushë,ka thksuar portiere Berisha.

Sa i përket ndryshimeve të tjera në formacion do të mungojë edhe Kukeli për shkak të pezullmit, ndërkohë që vendin e tij do ta zërë Ergys Kaçe. Ndërkohë që edhe në sulm pritet që Cikalleshi të zëvendësojë Armando Sadikun.

Shqipëria duhet të fitojë kundër Rumanisë për të shpresuar kualifikimin në fazën e mëtejshme të Europianit të parë të saj. Tifozëria është mobilizuar ashti si në dy ndeshjet e para dhe dëshiron maksimalisht fitoren, ndaj shpresojmë që djemtë dhe  fati të realizojnë ëndrrën shqiptare

Pin It