Farmacia e familjes në shtëpi, ja çfarë duhet të përmbajë

33-font-b-24-b-font-19cm-big-size-household-medicine-font-b-cabinet-b-font

Kutia e emergjencës ose ndryshe farmacia e familjes është e rëndësishme që të jetë në shtëpi. Sëmundje të ndryshme kronike, dhimbjet e kokës apo incidente të ndryshme e bëjnë të nevojshme praninë e kësaj kutie në çdo shtëpi.

Pediatri Polikron Celo jep disa sugjerime se çfarë duhet të përmbajë farmacia e shtëpisë.

Eshtë mirë të keni:

  1. Termometër
  2. Ilaçe të ndryshme për uljen e temperaturës si paracetamoli, ibuprofeni, ose në formën e shurupeve, suposteve
  3. Pomadë kundër alergjisë për të evituar kruarjet e lëkurës
  4. Medikamente kundër reaksioneve alergjike si ultrakorten, deltakorten, dexametason,
  5. Ilaçe për lirimin e hundëve sipas moshës
  6. Mikroklizma në raste kapsllëku( për ata që kanë fëmijë të vegjël)
  7. Ankerplaste të përmasave të ndryshme
  8. Garza sterile, bende, leukoplast etj
  9. Dezinfektant
Pin It