Udhëzimi i MAS për Provimin e Shtetit për mjekët e mësuesit

CWJPN6 Portrait of confident doctor holding medical record in hospital room. Image shot 2012. Exact date unknown.

Muajt nëntor dhe dhjetor janë koha e testimit për të gjithë të rinjtë e diplomuar që duan të ushtrojnë profesionin e tyre si mjekë, infermierë, farmacistë dhe mësuesi. Ky është testimi më i rëndësishëm për të gjithë, pasi të rinjtë marrin licencën që iu jep të drejtën e profesionit.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar udhëzimin për pyetjet dhe rregullat dhe vlerësimin e provimit.

Pyetjet

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit pyetjet e provimit janë në kompetencë të Komisionit të Provimit të Shtetit. “Ato synojnë të vlerësojnë njohuritë e përgjithshme të kandidatit për profesionin përkatës.  Pyetjet e provimit të shtetit janë me alternativa. Vetëm një nga alternativat është përgjigje e saktë. Pyetjet shfaqen në monitorin e kompjuterit të kandidatit dhe me një klikim zgjidhet pyetja e dëshiruar. Pas dhënies së përgjigjes, në monitor shfaqet njoftimi “Zgjidhni pyetje tjetër!”. Në monitorin e kompjuterit shfaqet edhe koha e mbetur në dispozicion, deri në përfundimin e provimit. Koha e provimit përfundon kur në monitor shfaqet tabela përmbledhëse e dhënies së përgjigjeve e ballafaquar me përgjigjet e sakta, sasinë e pikëve si dhe përqindja e pikëve të grumbulluara”, – përcakton udhëzimi i MAS.

Rregullat

“Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: Letërnjoftim për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal), kopje të Kartë ID, faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP, sipas herës së pjesëmarrjes. Për kandidatët në provimin e shtetit mësuesi duhet të paraqesin ditën e provimit kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre”, – janë disa nga rregullat e vendosura nga Agjencia Kombëtare e provimeve.

Pikët

Nëse një kandidat nuk paraqitet në provim ose tërhiqet përpara fillimit të tij, atëherë provimi nuk vlerësohet si i kryer. Në këto raste kandidatit i mbahet tarifa e paguar. Tërheqja nga provimi i shtetit nuk mund të kryhet pas hyrjes në sallën e provimit. Për vlerësimin e profesionistëve do të përdoret ky shkallëzim. Kandidati vlerësohet me notën 10 nëse merr 95-100 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 9 nëse merr 85¬94 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 8 nëse merr 75-84 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 7 nëse merr 65-74 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 6 nëse merr 55-64 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 5 nëse merr 50¬54 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 4 nëse merr më pak se 50 pikë. Provimi i shtetit cilësohet i kryer me sukses, nëse në provim kandidati është vlerësuar së paku me notën 5. Kandidati i vlerësuar me notën 4, përsërit provimin.

Pin It