Fëmija juaj fle më pak se sa duhet pasi prindërit bëjnë këtë gabim

Një studim i realizuar së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon se fëmijët që zotërojnë tabletë dhe smartfonë, flenë më pak se ata që nuk i kanë këto prodhime të fundit të teknologjisë.

Sipas studimit fëmijët, të cilët kanë pajisje të tilla në dhomat e tyre flenë 21 minuta më pak se sa ata që nuk i kanë apo nuk i mbajnë me vete në dhomë.

Në studimin e publikuar ë revistën amerikane “Pediatrics”, kanë marrë pjesë 2.048 fëmijë të moshave nga 10 deri në 13-vjeç, të cilët shkollohen në Masaçusets.

Studimi tregon gjithashtu se fëmijët që kanë televizor në dhomë flenë 18 minuta më pak se sa ata që nuk kanë një të tillë në dhomë.

Pin It