Fëmijët dhe mbipesha, ja rregullat që duhet të dini

 

Me ardhjen në jetë të fëmijës, nënat përpiqen, që të kenë një përkujdesje maksimale kundrejt tyre. Ato përpiqen që t’i ushqejnë sa më shëndetshëm  fëmijët , por ndonjëherë ky kujdes humbet ekuilibrin dhe nga diçka e vlefshme kalon të atë që quhet obezitet.

Ky problem po bëhet alarmues sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Të dhënat e fundit tregojnë për rreth 43 milion fëmijë nën moshën 5-vjeçare në të gjithë botën, që janë mbi peshë. Dhe rreth 35 milion e tyre, jetojnë në vende në zhvillim. Fëmijët mbipeshë, rrezikojnë ta kenë këtë problem edhe gjatë rritjes. Nga një studim i bërë në Itali, rezultoi se shpesh janë nënat ato që nënvlerësojnë këtë problem, ku 36 përqind e tyre nuk e mendojnë mbipeshën tek fëmijët tyre, si problematike. Ja disa rregulla që duhet të keni parasysh për një ruajtur peshën e duhur tek fëmijët:

Të parandalosh mbipeshën

1- Edukoje fëmijën tënd të konsumojë 3 vakte kryesore: mëngjesin, drekën dhe darkën, duke shtuar dhe dy intervale, një mes mëngjesit dhe drekës dhe një pasdite, duke evituar që të konsumohen ushqime jashtë orareve.

2- Pakëso konsumimin e ushqimeve të gatshme, si biskota, fast food, akullore, pijë me gaz, apo dhe të lëngjeve të frutave. Të gjitha këto ushqime kanë shumë sheqer dhe shumë pak elementë ushqyes.

3- Alterno burimet e proteinave, domethënë të mishit, vezës, djathit dhe peshkut, duke mos i përdorur në të njëjtin vakt.

4- Mësojeni të voglin tuaj që të marrë çdo ditë sasinë e duhur të perimeve të gatuara ose të gjalla.

5- Zgjidh ushqimet e përgatitura në shtëpi krahasuar me ato të paketuara, duke qenë se mund të kontrollohet më mirë cilësia e përbërësve dhe gatimi më i thjeshtë.

Aktivitet fizik

Një studimi i bërë në Australi, tek 734 fëmijë të moshës nga 8 në 12 vjeç, ka arritur në përfundimin se ndryshimi kryesor mes fëmijëve të dobët dhe atyre mbi peshë, është koha që i kushtohet aktivitetit fizik. Ky rezultat regon se nuk duhet të nënvlerësohet roli i aktiviteti fizik, që i lejon fëmijë që të mbajnë peshën e tyre korrekte edhe përgjatë viteve.

Sportet e duhura në rast mbipeshe

Kur fëmijët janë mbipeshë, aktiviteti fizik i këshilluar nuk është ai aerobik, por një aktivitet me intensitet të moderuar dhe i përditshëm. Për shembull këshillohet noti, ose ecjet në ambiente  të ndryshme me ndalesa të shpeshta. Gjithashtu një aktivitet shumë i mirë është dhe biçikleta. Fillimisht koha e aktivitetit duhet të jetë e shkurtër, duke u rritur gradualisht.

Pin It