Mareja, fruti që ka mjaltin me forcën me të  madhe antioksiduese

Fruti i maresë  njihet dhe tregtohet në  pjesën më  të  madhe të  vendit tonë , megjithatë  vlerat e këtij fruti e sidomos mjaltit të  përftuar prej saj , nuk njihen nga shumica e konsumatorëve. Më  poshtë  do t’ju njohim me vlerat e mjaltit të  maresë .

Mjalti i maresë është një mjaltë me veti të  çmuara kurative. Nder shekuj ai është përdorur si detoksifikues për mëlçinë, diuretik, anti-asmatik, antiseptik veçanërisht për rrugët urinare dhe për të  përmirësuar qarkullimin. Ai njihet vetëm ne zonat mesdhetare si Shqipëria, Portugalia, Italia, Korsika dhe Greqia. Ky mjaltë dallon për një shije veçanërisht të  freskët, por edhe pak të  hidhur. Mjalti i maresë përmban një acid fenolik të  quajtur Acid Homogentisik, i cili ka force antioksiduese tepër të  fuqishme.

Studimee e  pesëvjeçarit të  fundit mbi forcën antioksiduese të  llojeve të  ndryshme të  mjaltit, kane veçuar mjaltin e maresë si mjaltin me fuqinë me të  madhe ne eliminimin e radikaleve të  lira dhe neutralizimin e stresit oksidues ne organizëm. Shkencëtare portugeze kane krahasuar 39 lloje mjalti lulesh, përfshire mjaltë trumze, eukalipti, portokalli, mareje dhe akacie të  bardhe. Mjalti i maresë rezultoi me përmbajtje me të  lartë  të  kalciumit, magnezit dhe hekurit, se bashku me mjaltin e eukaliptit. Ndërsa forca antioksiduese është  dallueshëm më e lartë  tek  mjalti i maresë me një përmbajtje të  substancave fenolike më shumë se 600mg ekuivalentë  të  acidit galik (GAE).
Krahasuar me mjaltin e gështënjës dhe të  hikerrorit, ai i maresë dallon për force edhe më të  lartë  antioksiduese.

Sasia e rekomandueshme

Konsumi i 2-3 lugëve të  mëdha ne ditë  është i mjaftueshëm për të  përfituar nga vlerat ushqyese të  këtij mjalti. Ai mund të  merret siç është, i holluar me ujë ose si pjese e salcave të  ndryshme të  sallatave.

Kujdes: fëmijët nën moshën 2 vjeç nuk duhet të  konsumojnë mjaltë!

Ky mjaltë përmban njësoj sheqer si llojet e tjera prandaj personat qe vuajnë nga diabeti duhet ta llogarisin atë ne sasinë ditore të  karbohidratëve që duhet të  konsumojnë.

 

Burimi: blerinadiet.al

Pin It