Parashikimi i motit, e premte 12 maj 2017

Orët e paradites do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat veriore e verilindore.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës nuk do të ketë shume ndryshim të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë në territor, por herë pas here do të shfaqen vranësira kalimtare nëpër të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë orëve të mëngjesit, ndersa mesdita do të sjellë sërish rritje të tyre. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Perëndimor – veriperëndimor dhe për pasojë në Adriatik dhe Jon do të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Pin It