Shefi kinez, bonus financiar për çdo kilogram të humbur nga punonjësit mbipeshë

Një drejtues i një biznesi të vogël kinez i shqetësuar nga mbipesha e punonjësve të tij i ka bindur disa prej tyre që t’i nënshtroheshin një diete duke iu ofruar një bonus për çdo kilogram të humbur.

Në një intervistë për mediat ai ofroi 200 juan(26 euro) për çdo kilogram më pak.

“Që nga fillimi i muajit mars, 20 punonjës i janë bashkuar kësaj nisme. Bonusi më i lartë kapi vlerën 2 000 juan, në rastin e një punonjëseje mjaft të motivuar që humbi 10 kilogramë në dy muaj”, konfirmoi Wang.

Drejtuesi i ri tregoi se e kishte pasur idenë e ofrimit të këtij bonusi për më pak kilogram duke konstatuar që profesioni i konsulentit ishte shumë sedentar pasi kërkonte orë të gjata qëndrimi ulur në karrige.

Pin It