Fenomen i pazakontë në Rusi, topa gjigandë bore bien nga qielli

1478452584_92287272_snowballs-640x484

Gjiri Ob në veriperëndim të Siberisë në Rusi ka pasur një spektakël të pazakontë, ku mijëra topa bore mbuluan një pjesë prej 18 km të bregdetit, shkruan BBC.

Topat janë rezultat i një procesi të rrallë të natyrës, kur pjesë të vogla të akullit rrotullohen nga era dhe uji për të krijuar këta topa gjigandë. Disa nga topat kishin madhësinë e topave të tenisit, ndërsa të tjerë ishin pothuajse të mëdhenjë sa një top basketbolli.

Banorja në fshatin Nyda, Ekaterina Chernykh tha se kurrë më parë nuk kishte parë diçka të tillë.

“Ne të gjithë ishim shumë të befasuar. Shumë njerëz besonin këtë gjë vetëm kur e panë me sytë e tyre. Kjo nuk ka ndodhur më parë. Është kaq interesante’’.

rusi13

Pin It