Shërbimi i Urgjencës, pacientët nuk do transportohen më nga familjarët

1_secrets_emergency_andresr

Riorganizimi i Shërbimit të Urgjencës pritet të rrisë shpejtësinë e shërbimit dhe të lehtësojë punën e familjarëve për transportin e pacientit. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se familjarëve nuk do iu duhet të transportojnë më të sëmurët drejt spitaleve, pasi këtë gjë do e kryejë ekipi mjekësor, që do të japë edhe ndihmën e parë.

Gjatë prezantimit të këtij shërbimi në Qarkun e Korçës Beqaj deklaroise kjo zonë do të ketë shtim të automjeteve, pasi ka një shtrire të madhe dhe zona malore.

“Është i vetmi qark ku na duhet të shtojmë autoambulanca edhe nga ato që kemi sot. Edhe në qytet po të ishin këto, janë pak, plus pastaj shtrirjen e madhe që ka qarku juaj. Me këtë riorganizim, shkojmë në 32 (1 autoambulancë për 32 mijë banorë). Por, që të arrijmë në të paktën 25 mijë, na duhet të kemi edhe tre të tjera. Pra, të arrijmë në 14. Në mënyrë që 350 mijëshit t’i përgjigjemi me 25. Po fillimisht, edhe kjo nga 58 në 32 është një përmirësim të paktën me rreth 70 për qind”, – u shpreh kreu i shëndetësisë.

Procesi i riorganizimit të Shërbimit të Urgjencës pritet të shoqërohet edhe me rritje të numrit të shoferëve dhe ekipeve mjekësore, pasi flota e autoambulancave sot nuk ka qenë në funksionim të plotë.

“Është Qendra e Komandës (Qendra e Komandës dhe e Kontrollit të shërbimit kombëtar të urgjencës mjekësore) që do të thotë se cila ambulancë do të shkojë, dhe është po Qendra e Komandës që pastaj do të fillojë të ketë më shumë informacion edhe se ku duhet ta çojë,”- shpjegoi ministri Beqaj.

Pin It