Filmi kosovaro-britanik “Home”, një histori për krizën e migrimit  

20160318115717683600

Filmi artistik “Home”, një produksion i përbashkët i kompanive britanike Blackshëp dhe Somesuch me DokuFest Kosovë, do të prezantohet në 20 qershor në kinematë britanike.  “Home” është një film me metrazh të shkurtër me temë nga jeta e refugjatëve dhe kriza e migrimit.

Regjia dhe skenari i filmit janë realizuar nga britaniku Daniel Mulloy, ndërsa ndër bashkëpunëtorët mund të përmendim producentët Shpat Deda dhe Eroll Bilibani.

Filmi rrefen historinë e një familjejë britanike, e cila papritmas humbet jetën normale dhe shndërrohet në refugjate. Subjekti është frumëzuar nga historia e migrimit të rrefyer në disa filma të DokuFest.

Në rolet kryesore luajnë aktorët britanikë Jack O’Connel dhe Holliday Graniger si dhe aktorët shqiptarë: Zaki Ramadani, Andi Bajgora, Edison Dabiqaj, Adriana Matoshi, Armend Ismajli, Rifat Smani etj.

Drejtori ekzekutiv i DokuFest, njëherësh edhe producenti ekzekutiv i filmit, Eroll Bilibani, tha se ndihet i emocionuar për vëmendjen që traileri i filmit po merr në media.

Ndërsa producenti Shpat Deda tha se filmi sjell mesazhe të forta për humanitetin dhe krizën që emigrantët jetojnë.

“Jetojmë në një kohë kur fëmijë të pajetë gjenden brigjeve sepse humaniteti ka hequr dorë prej tyre. Përmes filmit HOME, shpresoj se do t’i inspirojmë njerëzit përreth botës të bashkëndjejnë me ata që duhet të ikin nga shtëpitë e tyre e të ballafaqohen me rreziqe të paimagjinueshme në mënyrë që t’i ikin vdekjes”, – tha ai.

Pin It