Kujdes! Aktiviteti juaj në rrjetet sociale mund të ndikojë karrierën tuaj!

Aktiviteti juaj në rrjetet sociale nuk është aq personal sa mund të mendohet. Ashtu siç mund të shërbejnë për të rritur rrjetin e njohjeve dhe marrëdhënieve të punës, po ashtu ato mund të kthehen në pengesë për punësimin tuaj. Ekspertët e lidershipit dhe karrierës thonë se punëdhënësit i vlerësojnë kandidatët edhe sipas prezantimit të tyre në profilet në rrjetet sociale.

Sipas studimit të publikuar në Forbes, 93% e punonjësve kanë vëzhguar aktivitetin e kandidatëve për vendin e punës në këto rrjete dhe 69% e tyre i kanë refuzuar kandidatët si pasojë e përmbajtjeve të papërshtatshme në profilet e tyre. Në mënyrë të anasjelltë 68% e pronarëve pohuan se i kanë punësuar kandidatët, ngaqë kanë pëlqyer prezantimin e tyre në këto profile.

Po ashtu mënyra se si ne i përdorim Facebook, Twitter, Instagram etj., mund të ndikojë në ngritjen tonë në detyrë ose jo.

Ekspertët këshillojnë pastrimin e profileve sociale nga aktivitetet që neve vetë nuk do të na pëlqenin nëse do e kërkonim veten në Google. Ndër gjërat e papëlqyeshme për punëdhënësit, mund të përmendim:

  • Fotot e papërshtatshme
  • Komente/Statuse me gjuhë të papërshtatshme
  • Mashtrimet
  • Paraqitje e aftësive të dobëta komunikuese
  • Postim duke konsumuar alkool etj.

 

Pin It