Finalizohet fushata, mbi 2 mijë libra në shqip për komunitetin e Bujanocit

Nxënësit dhe komuniteti i Bujanocit në Serbi do të kenë tashmë një bibliotekë me mbi 2 mijë tekste artistikë në gjuhën shqipe.

Kjo nismë u realizua me sukses nga një grup studentësh në Kolegjin Universitar “Bedër”.

Përveç pritjes zyrtare nga drejtuesit më të rëndësishëm lokalë të shqiptarëve në Bujanoc, studentëve nga Tirana, që udhëhoqën këtë fushatë, iu rezervua një pritje e ngrohtë nga qytetarët e komunës së Bujanocit.

Mbledhja e mbi 2 mijë librave për shqiptarët e Serbisë ishte kontribut i qytetarëve nga çdo zonë e Shqipërisë e përgjatë periudhës kohore janar- mars 2018, dhjetëra shkolla e shtëpi botuese u angazhuan në vend për mbledhjen e këtyre librave.

Pin It