FMN tregon katër reformat e duhura për rritjen ekonomike në Shqipëri

 

E drejta e pronësisë, sundimi i ligjit, lufta ndaj korrupsioni dhe sistemi gjyqësor janë katër reformat themelore që Shqipëria duhet të përmbushë për të nxitur rritjen ekonomike. Në një studim të fundit për ekonominë shqiptare Fondi Monetar Ndërkombëtar  rekomandon realizimin e këtyre reformave si mënyrën e duhur për të kaluar rritjen aktuale ekonomike prej 3.2%.

FMN thotë se reforma për të drejtat e pronësisë do të vendosë në lëvizje sektorë më produktivë si turizmi dhe bujqësia. Ndërsa shteti ligjor dhe reforma në drejtësi do të çojnë në shtim të investim, si rrjedhojë e rritjes së besimit në të gjithë sektorët.

Sipas raportit të FMN-së zbatimi i këtyre reformave do të mundësojë një rritje ekonomike afatmesme prej 4%, në të njëjtin nivel me vendet fqinje.

Rritja ekonomike e Shqipërisë është aktualisht më e ulët se vendet në rajon dhe më e ulët se rritja ekonomike e viteve të kaluara. Në periudhën 2009-2014 rritja ekonomike rqa me 3.2% krahasuar me vitet 1997-2008.

 

Pin It