FMN: Në Shqipëri emergjente diversifikimi i eksporteve

1457525832fmn

Konkurrenca e Shqipërisë në drejtim të eksporteve ka pasur progres të pamjaftueshëm, me rritje të dobët të produktivitetit dhe përqendrim të vazhdueshëm në sektorë më vlerë të bazuar tek puna intensive. Ky është përshrimi që bëjnë ekspertët e FMN-së të cilët u rekomandojnë autoritetene që të përshpejtojnë përpjekjet për të nxitur investimet në produkte me vlerë të shtuar duke zbatuar reforma të mëtejshme strukturore për të përmirësuar mjedisin e biznesit, boshllëqet e infrastrukturës dhe përmirësimin e aftësive të punës. Treguesit e marrë në shqyrtim kanë treguar se konvergjenca e Shqipërisë me BE dhe konkurrenca janë ngadalësuar në vitet e fundit. Ndërsa renditja e Shqipërisë u përmirësua në këto indekse gjatë 2008 -11, ritmi i përmirësimit është zvogëluar shumë kohët e fundit, shpjegon FMN.

Vendet rajonale si Maqedonia dhe Mali i Zi u rriten shumë shpejt në Renditje shpjegon Fondi, duke këshilluar se, Shqipëria ka ende hapësira për përfitime nga reformat për përmirësimin e klimës së biznesit.

Këta tregues sugjerojnë se Shqipëria ka nevojë për të adresuar dobësitë e qeverisjes dhe infrastrukturës. Sipas FMN ndër kufizimet kryesore janë

Boshllëqet e infrastrukturës që kufizojnë tregtinë, pasiguritë në furnizimin me energji duke penguar efikasitetin, mungesa e gazifikimit të vendit si një input i rëndësishëm për zhvillimin e industrisë, si dhe informaliteti i lartë dhe institucionet e dobëta që pengojnë sundimin e ligjit dhe korrupsioni i lartë që minon konkurrencën.

Pin It