Formati i ri i qasjes së qeverisë ndaj koncesioneve

Pagata-Ilustrim-650x358

Qeveria ka një listë me koncesionet e tipit Partneriteti Publik Privat (PPP) të cilat janë planifikuar të jepen për subjektet private.

65 projekte janë dorëzuar nga ministritë e linjës dhe institucionet, me një vlerë totale prej 375.6 miliardë lekësh. Nga këto, Ministria e Ekonomisë llogarit 146 miliardë lekë financime që lirohen për buxhetin e shtetit. Gjithsesi, këto do të paguhen nga qytetarët për shërbimet e koncesionuara.

Kjo nismë u lançua në fillim të janarit 2015 si risia ekonomike ose formati i ri i qasjes së qeverisë ndaj koncesioneve, por është deklaruar si reforma kryesore edhe për vitin 2016. Sipas burimeve nga Ministria e Ekonomisë, për listën e projekteve është punuar dy vjet nga ministritë dhe institucionet me asistencën e Bankës Botërore dhe IFC-së. Për këtë është zhvilluar një analizë e thellë, e detajuar e koncesioneve dhe shërbimeve publike, në mënyrë që të mundësohet standardizimi dhe lehtësimi i procedurave e të kalohet tek projekte konkrete, të cilat mund të ofrohen si marrëveshje koncesionare.

Qasja e re e propozuar nga Ministria e Ekonomisë lidhet me përfshirjen e një game më të gjerë të mundshme kontraktore publik- privat, duke përfshirë shërbime të cilat, deri tani, kanë qenë me kosto për financat publike dhe nuk kanë qenë cilësore.

Pin It