Transporti publik, brenda 6 muajve rivlerësohen licencat

autobusi-unazes-660x330

Ministria e Transporteve bën me dije se brenda 6 muajve do të bëhet rishikimi dhe rivlerësimi i të gjitha licencave të dhëna për subjektet e transportit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Transporteve, Eduard Seitaj, tha në Komisionin e Ligjeve se është parashikuar që brenda 6 muajve të përfundojë gjithë procesi i miratimit të rrjetit të ri të linjave dhe i lëshimit të licencave. Me cilësinë e relatorit, deputeti socialist, Ulsi Manja, u shpreh se drafti parashikon që tarifat e biletave për linjat rreth-qytetase nuk do të vendosen më nga qeveria, por nga këshilli bashkiak.

Pin It