1 vit në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj: Do të krijojmë një ndërmarrje për transportin publik

Gjate mbledhjes se sotme te Keshillit Bashkiak (2)

Këshilli bashkiak ka miratuar këtë të hënë fondin e radhës ndihmat sociale si dhe për pagesat për personat me aftësi të kufizuar, invalidët e punës të verbrit etj. Bëhet fjalë për pagesën 1-31 korrik. Ndërsa mbledhja e radhës ka koiciduar me 1 vjetorin e ardhjes së Veliajt në krye të bashkisë së kryeqytetit, ai tha se në pjesë e mandatit që ka mbetur, i ka caktuar vetes një tjetër sfidë. Ai tha se do të krijojë një ndërmarrje për transportin publik. Kjo sipas Veliajt nuk do e mbante peng qytetin nga privatët që sipas tij nuk dinë të menaxhojnë përgjegjësitë që marrin.

Veliaj: “Po mendojmë për themelimin e një kompanie publike të Bashkisë së Tiranës në transportin publik që ashtu siç po i  sfidojmë operatorët privatë me një kompani publike të bashkisë që do të fillojë muajin tjetër dhe ndërmarrje tonën për pastrimin ashtu po konsiderojmë fillimin e punës për një ndërmarrje të transportit për t’u siguruar që nuk merremi peng nga privatë që nuk dinë të menaxhojnë interesin publik që iu është besuar”.

Ndërkohë veliaj bëri edhe një bilanc të një viti pune në krye të bashkisë ku tha se investimet publike u rritën me 270%.

Builanci i Veliajt në një vit kryebashkiak solli regime dhe debate nga anëtarët e djathtë.

Topollaj: “A konsiderohet punë fakti që janë rritur taksat dhe tarifat për qytetarët e Tiranës dhe për bizneset plot 50 mln dollarë? A konsiderohet punë fakti që 61 rrugë dhe 30 sheshe deri tani janë bërë me pagesë në Bashkinë e Tiranës? A konsiderohet punë fakti që  me një vendim të kundërligjshëm që bie ndesh me ligjin për mbrojtjen e konsumatorit disa taksa janë futur në faturën e ujit? A konsiderohet punë fakti që qytetarëve të Tiranës i është rritur me 30% bileta e transportit publik?

Lëvizja  Soclialiste për Integrim, qëndroi jashtë debatit politik,  por kryetari i këshilltarëve Shezai Rrokaj, paralajmëroi Veliajn se do i kërojnë llogari për ç’do kërkesë që është parashikuar në buxhetin e vitit 2016.

Rrokaj: “Ligjet e Shtetit duhet t’i zbatojnë të gjithë dhe ne nuk marrim pjesë në këtë lloj debate por si grup duhet t’i kujtojmë Bashkisë që kur është diskutuar buxheti ka kaluar dhe një paketë me propozime të LSI-së, ne në shtator do të verifikojmë një për një të gjitha elementët që kemi rënë dakord”.

Debatet erdhën në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak për këtë sesion ku u diskutua dhe u miratua Projektvendimi për , programin buxhetor afatmesëm 2016- 2018.

 

Pin It