Lonely Planet: Udhëtoni në Ballkanin Perëndimor për peisazhin dhe origjinalitetin

walk-from-Valbona-Albania-NH53-b0e9a054231b

Kryefjala e turizmit këtë sezon turistik duket se është Ballkani. Këtë herë viset e pazbuluara të vendeve ballkanike, mes të cilave edhe Shqipëria dhe Kosova, janë bërë objekt i një reportazhi të detajuar të Lonely Planet.

Lonely Planet, e cila është një ndër agjencitë turistike më të njohura në botë, përshkruan me detaje udhëtimin e veçantë nëpër gadishullin ballkanik për të gjithë ata që kanë shpirt aventurier.

Reportazhi veçon Alpet e Shqipërisë si majën e këtij itinerari, për shkak të peisazhit befasues që ato ofrojnë. Në të thuhet se ky udhëtim është kombinimi më i bukur i aventurës dhe origjinalitetit.

Projekti ofron jo vetëm prekjen e viseve, shtigjeve pak të shkelura dhe majave të ashpra, por edhe njohjen me një kulturë tejet të veçantë, banesat tradicionale të quajtura kulla; shijimin e ushqimit tradicional dhe bio të ofruar nga mikpritja e pashoqe vendase.

Trajektorja e udhëtimit përshkon vendet e Ballkanit Perëndimor nga veriu në jug me një gjatësi 1930 km. Ky udhëtim lidh Alpet Dinarime me ato të Sharrit, duke kaluar në Slloveni, Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, Mal i Zi, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Nisja është në qytetin e Shkodrës, për të vazhduar më pas në fshatin e Thethit, përgjatë Valbonës dhe Parkut Kombëtar. Rrugëtimi vijon në kufirin Kosovar, ku këshillohet qëndrimi në shtëpitë karakteristike të Dobërdollit.

Udhëtim zgjat plot tre muaj, tre ditë e tre orë, ndërsa misioni është zbulimi i kulturës së Ballkanit dhe veçantitë e saj.

 8-Pilur-village-Albania

 

Pin It