Ambasadorja e BE Vlahutin: E rëndësishme të implementohet drafti i reformës, e duan qytetarët

vlahutin-2

Nga Kuksi .Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin ka kërkuar zbatim të padiskutueshëm të reformës në drejtësi miratuar katër ditë më parë nga parlamenti shqiptar. Duke argumentuar se këtë reformë e duan qytetarët pavarësisht se janë mosbesues  në zbatimin e saj diplomatja e BE-së është shprehur se  zbatimi I reformës nuk mund të shpërfillet nga politikanët dhe sa më shumë Shqipëria t’i afrohet BE-së, aq më të rrepta do të jenë kërkesat e kësaj e BE-së ndaj vendit tonë. “Kjo është reforma më e madhe që Shqipëria ka ndërmarrë ndonjëherë, ndaj dhe do të duhet të zbatohet sa më shpejt, e për këtë nuk ka kthim prapa”, shprehet Vlahutin.

Delkartaën Vlahutin e bëri pas takimeve që pati sot me Kryetarin e Bashkisë së Kuksit,Bashkim Shehu dhe disa të rijnë anëtarë të shoqërisë civile në Kukës. Në këto takime është folur për projektet e bashkëpunimit ndërkufitar që BE po zbaton në rajonin e Kukësit . Ambasadorja Vlahutin, e zhgënjyer nga mungesa e dialogut  politik e shfaqur veçanërisht gjatë punës dy vjeçare  për reformën në drejtësi,nga rina kuksiane dhe shoqëria civile ka  kërkuar forcim të besueshmërisë dhe të dialogut “Një çështje e rëndësishme është dialogu. Dialogu iu bën të përfshiheni në vendimmarrjen në nivel lokal dhe pjesmarrje e rinisë dhe qytetarëve është shumë e rëndësishme ” është shprehur Vlahutin.

Pin It