Librazhd, evidentohen vatra me sëmundjet e gjedhit, shpërndahen 25 mijë vaksina

download

Veterinerët kanë evidentuar 4 vatra me bagëti të cilat janë të prekura me dermatozë nodulare në fshatrat kufitarë me Maqedoninë në rrethin e Librazhdit. Kreu i shërbimit veterinar në Elbasan Fatmir Ozuni thotë se ka identifikuar vatrën e bagëtive për këtë ka raportuar për të marrë numrin e vaksinave.

Ndërkohë janë marrë masa me mbylljen e tregjeve për të mos lejuar zgjerimit e hartës së sëmundjes.

Drejtoria e Bujqësisë në Elbasan  u ka bërë thirrje blegtorëve të njoftojnë menjëherë në rast të evidentimit të simptomave tek kafshët.

Shenjat e dermatozës nodulare të gjedhit janë rritja e temperaturës së kafshës si dhe në sipërfaqen e lëkurës krijohen nyje limfatike që përhapet në të gjithë trupin, dhe në fazë të avancuar plasin duke krijuare plagë në të gjithë trupin.

1221779

Ndërkohë këtë të hënë Ministria e Bujqësisë ka nisur shpërndarjen e 25 mijë dozave vaksine që janë ofruar nga fondi i emergjencës së BE-së. Drejtori i Veterinarisë në Ministrinë e Bujqësisë Edi Ferro thotë se janë evidentuar disa vatra te prekura nga sëmundja e gjedhit, në kufi me Kosovën e Maqedoninë. Sipas tij sëmundja nuk përbën rrezik për njerzit. Ferro bën me dije se në fillim do të jenë fermat me mbi 20 krerë dhe më pas do të nisë vaksinimi edhe për fermerët e vegjël.

Pin It