Facebook, krijon aplikacioni që ju mundëson të verbërve të ‘shohin’ fotot

 

fb-verberit

Rrjeti social Facebook ka krijuar aplikacionin më të ri për pajisjet iOS, i cili u krijon mundësi të verbërve “të shohin’’ fotot.

Aplikacioni përdor teknologjinë e njohjes së objekteve për të identifikuar çfarë ka në foto.  Me ndihmën e inteligjencës artificiale, aplikacioni gjeneron automatikisht një përshkrim të secilës foto, duke treguar se çfarë dhe sa gjëra ndodhen në foto.

Aplikacion fillimisht është vënë në dispozicion në gjuhën angleze për përdoruesit e pajisjeve iOS në SHBA, Britani, Kanada, Australi dhe Zelandë të Re.

Por së shpejti ky aplikacion do të jetë edhe në gjuhë, shtete dhe platforma të tjera.

Pin It