Studim:Fëmijët e rritur me libra sot, më të suksesshëm nesër

YoungReaders

Librat janë pjesë e pandarë e jetës tonë. Shumë e konsiderojnë ‘ushqim të mendjes dhe shpirtit’’. Leximi përmirëson ditën tonë, ndihmon në kalimin e stresit për të përballuar problemet e vogla e të mëdha,m adje edhe ato ekonomike.

Një studim i fundit ka treguar se të lexuarit përveçse e bukur ështe edhe e dobishme. Kërkimi i kryer nga tre ekonomistë të universitetit të Padovës, Giorgio Brunello, Guglielmo Weber dhe Christoph Weiss, ka zbuluar një lidhje mes përfitimit të të rriturve të rritur në një ambient stimulus për leximin dhe bagazhit të tyre kulturor.

Studimi i publikuar në “The Economic Journal” ka marrë në studim 6 mijë persona në nëntë vende të ndryshme të Europës.

Konkluzioni i kërkimit është që personat të cilët kanë lexuar që të vegjël mund të pretendonin të fitonin materialisht më shumë se sa ata që gjatë fëmijërisë nuk kishin lexuar asnjë libër.

Studiuesit kanë zgjedhur periudhën mes vitit 1920 dhe 1956, kur në Europë u zgjidh çështja e arsimit të detyruar. Ata më pas kanë vëzhguar llojin e ambientit në të cilin u rritën. Panë nëse personat tashmë të rritur lexuan gjatë moshës 10 vjeç dhe sa libra ata kishin.

Nga kërkimet doli se një vit shtesë arsimimi, përveç atij të detyrueshëm ka rritur të ardhurat mesatare të një njeriu me 9%.

Personat e rritur në një familje me më pak se një raft librash kanë fituar vetëm 5% më shumë në krahasim me 21% të atyre që kanë lexuar më shumë.

Ndërsa ata që u rritën me më shumë libra kishin më shumë probabilitet për të kaluar në pozicione pune më të mira që ofrojnë mundësi më të mëdha fitimi se sa ata që u rritën me më pak libra.

Sipas studiuesve ka disa shpjegime. “Mbase librat janë të rëndësishëm sepse i inkurajojnë fëmijët të lexojnë më shumë, ndërsa leximi mund të ketë efekte positive në rezultatet shkollore. Si alternativë, një shtëpi plotë me libra indikon kushte social-ekonomike më të mira”.

Si përfundim numri i librave në shtëpinë e një fëmije mund të tregojë mbi personin e tij të së ardhmes. Shtëpia me libra nxit, stimulon aftësinë njohëse dhe sociale të fëmijëve, gjë që do të rris suksesin më vonë.

 

Pin It