“Ngadalësimi i verës”, si të ruani produktivitetin në punë?

produktiviteti-ne-pune-3

Produktiviteti në punë gjatë verës është i vështirë për t’u arritur, si nga punonjësit e vjetër, ashtu edhe nga praktikantët e rinj. Fenomeni njihet si “ngadalësimi i verës” dhe shkaktohet nga rritja e temperaturave, shpërqendrimet e ndryshme, dëshira për të lënë gjithë detyrat pas dhe për t’u fokusuar tek pushimet.

Studimet tregojnë se të paktën një e katërta e punonjësve ndihen jo-produktivë gjatë verës. Gjatë kësaj periudhe ata janë më tepër të dhënë pas lojërave elektronike, filmave etj. Rezultatet e studimit për punonjësit e Revistës Forbes tregojnë se ka një përhapje virale veçanërisht të lojës PokemonGo.

Studiuesit rendisin disa nga menyrat për të rritur përqendrimin dhe produktivitetin në punë gjatë kësaj periudhe:

  1. Rregulloni temperaturën në vendin e punës

Temperaturat e larta gjatë stinës së verës janë arsyeja kryesore që vështirësojnë fokusimin. I nxehti fillon të largojë produktivitetin, ndërsa ajri i kondicionerit mund t’ju sëmurë. Rregullimi i temperaturës së duhur në zyrë mund të çojë në rritje të produktivitetit.

  1. Sistemo

Një tjetër sjellje e dobishme është vendosja e rregullit në jetën tuaj, shmangia e rrëmujës nga zyra dhe tryeza e punës. Shumë studime në lidhje me organizimin fizik tregojnë se planifikimi i mjedisit ndikon edhe në planifikimin e punëve.

  1. Ushtrohu

Aktiviteti fizik, edhe pse temperaturat janë të larta, është i dobishëm për zgjimin e muskujve dhe mendjes. Ndani një orar gjatë ditës ose javës për një shëtitje në mëngjes herët ose në mbrëmje, një vrap, ose disa ushtrime të thjeshta. Palestra, noti, pikniku në natyrë mund të jenë disa nga alternativat e duhura.

  1. Vendosni objektiva

Vera mund të bëhet koha e duhur për planifikim e muajve në vijim. Gjatë kësaj periudhe mund të përcaktoni objektivat tuaj për vitin e ardhshëm në shkollë ose në punë.

 

Pin It