Jo më transport falas për policët dhe punonjësit e bashkisë

autobus-c1200x600

Dy kategori, punonjësit e Policisë së Shtetit dhe ata të Bashkisë së Tiranës, të cilat pavarësisht se sipas operatorëve privatë nuk janë të përfshira në ligj për të përfituar transport publik falas, nuk kanë pranuar asnjëherë të paguajnë biletën e urbanit.

Asnjë polic dhe asnjë punonjës i Bashkisë së Tiranës nuk ka paguar për të udhëtuar me autobus as gjatë orarit zyrtar të punës as jashtë tij, duke abuzuar me statusin, pohojnë përfaqësuesit e operatorëve. Fenomen ky i zakonshëm vitet e fundit, por i kthyer në më problematik muajt e fundit. Është pikërisht kjo arsyeja pse operatorët privatë të transportit publik në kryeqytet kanë vendosur që nga data 1 shkurt punonjësit e policisë dhe të Bashkisë së Tiranës do të paguajnë njësoj si qytetarët e tjerë, këtë herë 10 lekë më shumë, pas vendimit të Këshillit Bashkiak, që rriti çmimin e biletës së urbanit.

Pin It