Maminas, investimi i parë amerikan në vend për bimët mjekësore

nf

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, mori pjesë të mërkurën në përurimin e një fabrike të re të përpunimit të bimëve mjekësore në Maminas (25 km larg Tiranës). I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe drejtori i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Macus Johnson.

Ministri Panariti, në fjalën e tij në këtë aktivitet, tha se ky investim sjell një linjë moderne, një model të shkëlqyeshëm të partneritetit fermerë- agropërpunues, për prodhimin dhe ruajtjen e produkteve natyrore mbi baza shkencore. Bimët mjekësore janë endemike, autoktone dhe unikale në tregun ndërkombëtar, ndaj, tha ministri Panariti, do të firmoset kontrata 5-vjeçare midis prodhuesve dhe këtij biznesi agropërpunues për zhvillimin e këtij sektori.

Pin It