Veliaj: “Në mars taksa e pronës bashkë me faturën e ujit”

largea_unnamed-21446459092

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, në konferencën e organizuar nga USAID për ligjin mbi financat vendore deklaroi se taksa e pronës duhet të caktohet nga bashkitë. “Bashkitë, nga ana tjetër, duhet të jenë gjithashtu më të zhdërvjellëta. Besoj që, duke filluar nga muaji tjetër, taksën e pronës, aq sa është, 100 lekë në muaj, do ta fusim te fatura e ujit”, deklaroi Veliaj.

Sot në Tiranë kemi taksat më të ulëta të të gjithë kryeqyteteve të rajonit, konstatoi Veliaj. Ai deklaroi se nuk po kërkohet të rritet niveli i taksimit, por të rritet baza e tatimpaguesve. Lidhur me financimet e njësive vendore, Veliaj tha se të gjitha bashkitë, formalisht mund të kreditohen, por praktikisht, kreditë që merr qeveria e madhe nuk lënë hapësirë. Sipas Veliajt, megjithëse bankat kanë para dhe janë në kufirin ku interesi i depozitave po shkon negativ, është e pamundur të aksesohen këto kredi sepse qeveria qendrore ka vënë një tavan.

Pin It