Parkingu nëntokësor, lekët shkojnë për pemë

­

 

Cwrsud4XgAUMM66

Parkingu nëntokësor në sheshin “Skënderbej” do të sigurojë plot 300 vende parkimi me pagesë. Pagesa për vendet e parkimit do të bëhet online.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit që i bëri këtij projekti që pritet të përfundojë së shpejti, tha se të ardhurat e përftuara nga parkimi do të shkojnë për mbjelljen e pemëve në kryeqytet.

“Kemi bërë një propozim shumë të guximshëm për këtë vit. Kemi miratuar planin të ri urbanistik ku kemi parashikuar mbjedhjen e 2 milionë pemëve në pyllin orbital. Propozimit që i kemi bërë financave të bashkisë është që çdo qindarkë që do të vijë nga parkimet e Tiranës do të shkojë për të blerë pemë për pyllin orbital. Kjo do të thotë që çdo qytetar që po paguan parkimin në thelb po blen një pemë. Një pemë për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për ajrin e pastër, për frymëmarrjen tuaj. Çdo qytetar që do të nisë të bëjë pagimin e parkimit në mënyrë elektronike duke çuar targën e vet në numrin 50 500”, tha Veliaj.

Pin It