Mblidhet Këshilli i Bashkisë Tiranë, masat për ditët e ftohta

ftohteee

Bashkia e Tiranës zhvilloi një mbledhje të posaçme për të ndërmarrë një plan masash për 5 ditët e ardhshme, gjatë të cilave parashikohet ulje e mëtejshme e temperaturave dhe reshje dëbore.

Kryetari Erion Veliaj mblodhi sot në Këshillin Bashkiak të gjithë drejtuesit e institucioneve dhe administratorët e Tiranës për të bërë më dije masat emergjente qe do të ndiqen krahas angazhimit 24 orë të Bashkisë.

“Së pari dua t’i garantoj qytetarëve që kemi vendosur staf me turne edhe gjatë natës. Çdo familje, çdo qytetar që do të ketë nevoje në këto ditë të ftohta, që do të ketë nevojë për ndërhyrjen e bashkisë, ne kemi vënë në dispozicion edhe numrin e zjarrfikëses 128″.

Veliaj tha se zjarrfikësja, policia bashkiake, sherbimet sociale do të jenë në dispozicion 24 orë. Ai gjithashtu ftoi organizatat joqeveritare të bashkëpunojnë me Bashkinë për të siguruar ndihmën e nevojshme për qytetarët në këto ditë.

“Dua që të sigurohohemi që çdo qytetar i Tiranës të jetë i sigurt, në një strehë të ngrohtë për 4-5 ditët e ardhshme, për shkak të temperaturave të ulëta. Njësitë bashkiake do të jenë të hapura 24 orë, për mundësi strehimi për cdo familje në nevojë, kemi vënë në dispozicion edhe konviktet e studenteve. Do të sigurojmë batanije, dru zjarri për familjet në nevojë, por edhe ngrohëse.  Të gjitha qendrat sociale do të jenë të hapura. Grupi i punonjesve sociale do të jetë i gatshem duke patrulluar për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve në situatë rruge. I kerkoj të gjithë administratorëve për të indentifikuar personat e moshuar apo të braktisur qe mund të kenë nevojë për ndihmën e bashkisë”, tha Veliaj.

Pin It