Ushqimet që mbrojnë fëmijët nga virozat

54307054_m

Ushqimi i përditshem, regjimi i shëndetshëm i gjumit dhe higjena, janë disa nga faktorët kryesor në funksionin e mbarë të sistemit tonë imunitar. Duke qënë se një femije, e ka imunitetin me delikat se sa një i rritur dhe sasia e ushqimit që merr është relativisht e vogël, është e nevojshme që ushqimi ditor të organizohet mirë në mënyrë që të marri gjithë lëndët ushqyese të nevojshme. Ky do te ishte një program ushqimor për te vegjlit që t’i shpetojnë gripit.

      Mëngjes

  • 1 lugë të vogël vaj peshku (i melçisë së merlucit)
  • 1 kupë trahana të thartë me pak bukë thekre, vaj ulliri, djathë dhie dhe domate thare; ose 1 fetë buke thekre me salce avokado dhe pak hudher; ose 1 fete buke thekre me salce kosi te bërë vetë
  • 1 lëng molle me rozmarinë

Paradite

  • 1 arrë Brazili, 2 mandarina ose 1 kivi
  • 1 çaj me: rigon, sherebelë, çaj mali, xhinxher dhe kanellë + 1 lugë mjaltë dhe pak lëng limoni

Drekë

  • Supë pulë me pak patate të ëmbël, karrota, thjerrza dhe oriz integral
  • 1 kupë të vogël sallatë me lakër të bardhë, të kuqe, karrote dhe qepë të njomë të marinuar me vaj ulliri, lëng limoni, majdanoz, pak hudhër të shtypur të grirë, pak salcë soje (kjo e fundit jo e domosdoshme)

    Pasdite

  • 120ml lëng shege
  • 15gr fara kungulli ose 5 bajame
  • 1 çaj me: rigon të thatë, timo (trumze), sherebelë, çaj mali, xhinxher dhe kanellë + 1 lugë mjaltë dhe pak lëng limoni

     Darkë

  • 1 supë me qepë, hudhra, brokoli ose spinaq ose kerpudha, pak mish të kuq dhe lëng kockash
  • 1 fetë buke thekre
  • 1 tarator me kos shtëpie, pak hudhër, pak vaj ulliri, pak lëng limoni dhe koper
  • 5 pika propolis

Eshtë e rëndesishme që gjatë gjithë ditës të merret të paktën 1 thelp hudhër. Kjo është edhe arsyeje e vendosjes së salcës së kosit dhe taratorit.
Salcën e avokados përgatiteni me ½ e nje avokadoje të butë, të cilën e shtypni me pak vaj ulliri, lëng limoni, kripë dhe piper, deri sa të bëhet kremoze. Gjithashtu edhe salcën e kosit mund ta përgatisni me kos të kulluar, pak hudhër, koper, vaj ulliri dhe lëng limoni. Fëmijët e pelqejnë.

Nga: Blerina Bombaj

 

Pin It