Rikthehet “zbori”

Forca policie te FNSH dhe forcat RENEA, te cilet kane rrethuar fshatin Lazarat, ne Gjirokaster, per te kapur grupin e zjarrit qe qelloi mbi forcat e policise, ku si pasoje mbeti i vrare nje oficer i RENEA dhe u plagosen dy te tjere./r/n/r/nAlbanian police officers carry out checks on cars in the village of Lazarat, south of the Albanian capital Tirana on June 24, 2015. One officer was killed and two other severely wounded by armed men who tried to prevent police control in a village known for its mass cannabis production, police said.

Pavarësisht se Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, aleancës më të madhe ushtarake në botë, kjo nuk do të thotë se shqiptarët janë ndarë njëherë e mirë nga koha kur i gjithë populli ishte ushtar.

26 vite nga rënia e komunizmit, kur mori fund ai që njihej si zbor i çdo shqiptari pranë reparteve ushtarake, qeveria nëpërmjet një vendimi ka miratuar “planin e mobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm të burimeve njerëzore e materiale të vendit gjatë periudhës për të cilën kërkohet vendosja e masave të jashtëzakonshme”.

Në këtë vendim parashikohet se, ”mobilizimi ushtarak është detyrim ligjor i shtetasve për të siguruar plotësimin e njësive e të reparteve të strukturave ushtarake me personel gjatë periudhave në të cilat janë vendosur masa të jashtëzakonshme”.

Mobilizimi kryhet në bazë të situatave të veçanta dhe nevojave të Forcave të Armatosura. Është ministria e Mbrojtjes ajo që nëpërmjet Qendrës së Personel-Rekrutimit harton listën e personelit rezervë.

Pin It