FA mbledh ndihma për fëmijët e prekur nga tërmeti në Itali

1473162645tjugcip8

Gratë dhe vajzat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura janë bashkuar në një nismë në ndihmë të fëmijëve të prekur nga tërmeti i ndodhur pak ditë më parë në Italinë Qendrore.

Me mbështetjen e ministres Mimi Kodheli, gratë ndëergjegjësian të gjitha njësitë e repartet e FA për të siguruar ndihma me qëllim lehtësimin e vështirësive të fëmijëve të mbetur pastrehë nga tërmeti.

Në aktivitetin e organizuar me rastin e dorëzimit të ndihmave mori pjesë edhe ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo. Ministrja Kodheli e vlerësoi nismën si treguese të bujarisë së qytetarëve shqiptarë dhe të rëndësishme pavarësisht masës.

Kodheli tha se ndihma edhe pse simbolike, është domethënëse dhe emocionuese. Po ashtu edhe ambasadori Cutillo e cilësoi nismën si një gjest të rëndësishëm dhe falenderoi të gjithë kontribuesit.

 

Pin It