Japoni, google vendos kabull nënujor për të rritur shpejtësinë e komunikimit

Google_ed-1200x600

Google dhe pesë anëtarë të tjerë të organizatës FASTER kanë vendosur një kabull nënujor me fibra optike, me vlerë 300 milionë dollarë, ndërmjet Japonisë dhe Amerikës.

Kabulli është vendosur me qëllim rritjen e shpejtësisë së komunikimit ndërmjet këtyre vendeve dhe transmeton të dhëna me shpejtësi 60 Tbps (terabit për sekondë).

Kompania tani po i zgjeron përpjekjet e saj edhe përmes Azisë me një kabull tjetër që lidhet me Taivanin në Japoni, qyteti që përbën edhe qendrën më të madhe e të dhënave të Google në këtë kontinent.

Kjo risi do të ndihmojë shërbimet e Google si Gmail, YouTube dhe BigQuery të realizojnë ndërveprime më të shpejta më përdoruesit e tyre në rajon.

Kompania thotë se shpejtësia e kabullit nënujor është e mjaftueshme për të lejuar 23.5 milionë njerëz në Taivan të dërgojnë ‘selfie’ tek njerëz të tjerë në Japoni çdo 15 sekonda, llogarituar kjo gjithsej si 138 bilionë seflie në ditë.

 

Pin It