Shkencëtari shqiptar Edor Kabashi shpallet fitues i Çmimit Ndërkombëtar për Mjekësinë

Edor-Kabashi-300x200

Shkencëtari shqiptar Edor Kabashi është fituesi i edicionit të 8-të të Çmimit Ndërkombëtar PG për Mjekësinë. Çmimi i është dhënë Kabashit nga ana e Institutit Gontijo Paulo me motivin për zbulime të rëndësishme në trajtimin e Sklerozës Laterale Amiotrofike (ALS).

Punimi i Dr. Kabashit, i cili drejton një ekip që prej disa vitesh punon me kërkime shkencore në Paris, u përzgjodh mes 15 punimeve të tjera shkencore. Në fjalën e tij pas marrjes së çmimit Kabashi tha se ekipi i tij po punon për të kuptuar ndikimin e mutacioneve gjenetike tek neuronet në rastin e të sëmurëve me ASL.

“Ekipi im punon për të kuptuar më mirë sesi një shumëllojshmëri e mutacioneve gjenetike mund të shkaktojë neuroneve motor degjenerim në ALS. Ne përfitojnë nga një element i thjeshtë kurrizor, peshku zebra, ku një ose disa gjene mund të manipulohen. Duke përdorur këtë paradigmë, kemi përshkruar se disa gjene të mëdha ALS bashkëveprojnë së bashku dhe funksionojnë në rrugët e zakonshme,”- tha ai.

Sipas Kryetarit të Komitetit të Çmimit PG, Prof. Dr. Mamede de Carvalho, ky është çmimi më i rëndësishëm kërkimor në ALS.

“Instituti Gontijo Paulo u ka krijua mundësi njohjeje të veçantë për shkencëtarët e rinj. Gjatë viteve, cilësia e punës është në rritje dhe gjetjet më të dallueshëm janë shpalosur. Instituti Gontijo Paulo kryen rolin e vet, duke nxitur kërkime të cilësisë më të lartë për kurimin e kësaj sëmundjeje të tmerrshme,” thotë ai.

Çmimi Ndërkombëtare i Mjekësisë PG është njohur nga komuniteti shkencor ndërkombëtar dhe nga partnerët e saj Aleanca Ndërkombëtare e ALS, Motor Neurone Diasese Association (MNDA) dhe Komuniteti Europian për kërkime për kurimin e ALS (ENCALS). Autori fitues i studimit shkencor do të marrë $ 20,000 dhe një medalje të artë gjatë Simpoziumit XXVI Ndërkombëtar mbi ALS / MND që do të mbahet në Dublin (Irlandë) në dhjetor. Rezultatet e studimit do të paraqiten në hapjen e Simpoziumit për komunitetin shkencor. Në këtë veprimtari zakonisht janë mbi një mijë pjesëmarrës ndërkombëtar.

Pin It