Ja problemet që shkakton qëndrimi ulur për një kohë të gjatë

 Back-Pain-at-Work1 (1)

 

Qëndrimi ulur është një ndër shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve të kohëve moderne.Çdo vit mijëra njerëz i drejtohen spitaleve për shkak të dhimbjes së mesit, por pak e dinë se këto dhimbje shkaktohen nga presioni që ushtrohet në momentet që qëndrojmë të ulur.

Gjatë qëndrimit ulur, nuk është vetëm shpina ajo që dëmtohet, por edhe pozicioni i trupit në përgjithësi, sistemi i qarkullimit të gjakut, muskujt, nervat, sytë dhe truri.

Ja disa nga problemet që shkakton qëndrimi ulur për një kohë të gjatë:

Tendosje të legenit, Muskuj abdominalë të butë, Mungesë përqendrimi, Dhimbje shpatullash dhe shpine, Shpinë jo elastike, Dëmtim të diskut vertebral, Qafë të tendosur, Qarkullim të dobët të gjakut në legen, Obezitet si pasojë e mungesës së aktivitetit fizik.

Pavarsisht problemeve të shumta, ka dhe disa mënyra për ta përmisuar gjendje. Kjo arrihet duke shmangur sa më shumë qëndrimin ulur si dhe të merreni me sa më shumë aktivitet fizik.

Pin It