Studim: Qëndrimi ulur të plak 8 vjet

SIUTWE

Ekspertët kanë zbuluar se gratë që kalojnë shumë kohë ulur e pëshpejtojnë procesin e plakjes. Qëndrimi ulur për më shumë se 10 orë në ditë ndryshon “moshën biologjike” të grave, duke i bërë të duken 8 vjet më të vjetra seç janë.

Hulumtuesit shkencorë të cilët monitoruan mënyrën e jetesës të më shumë se 1400 grave mbi moshën 64 vjeç, zbuluan një lidhje të fortë mes mënyrës së jetesës sedentare dhe plakjes së parakohshme të qelizave në trup. Ky proces mendohet se rrit rrezikun për zhvillimin e kancerit, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Megjithatë ekzistojnë disa mënyra për ta shmangur këtë rrezik. Gjysëm ore stërvitje si ecje e lehtë, ngasja e biçikletës, vrap i lehtë, mund ta shmangin rrezikun që sjell qëndrimi ulur.

Ekspertët sugjerojnë se të rriturit duhet të kalojnë rreth 150 minuta në javë duke u marrë me një sport, në mënyrë që të parandalojnë rrezikun e shëndetit të keq.

Pin It