Klosi emigrantëve: “Doni profesion, shkollohuni, është falas”

klosi-1-800x5333

Sot është mbajtur në ambientet e MMSR-së një takim i posaçëm me përfaqësues të ekzekutivit dhe të gjithë aktorëve të tjerë që veprojnë në fushën e emigracionit dhe riintegrimit të personave që kthehen nga emigracioni i paligjshëm me qëllim riintegrimin e emigrantëve të paligjshëm të kthyer nga vendet e Bashkimit .

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka theksuar se përvoja e viteve të fundit ka treguar se nuk ka asnjë mundësi që një emigrant që tenton në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së të qëndrojë atje dhe të marrë statusin e azilantit. “Ka ardhur koha që çdo qytetar shqiptar të kuptojë se ka zero shanse për emigracionin ilegal për të gjetur punë të denjë nëpërmjet një profesioni dhe shkollimi”, tha Klosi në fjalën e tij.

Më tej, ai shtoi se vetëm pasja e një zanati të certifikuar dhe aplikimi sipas politikave të legjislacionit të vendeve të BE-së, është rruga e vetme për të emigruar. Ndaj theksoi ai, është e domosdoshme që edhe në këtë aspekt shqiptarët gjithmonë e më shumë të kthejnë sytë nga arsimi dhe formimi profesional. “Ne po e themi prej shumë kohësh që ka një mënyrë për të shkuar në Europë dhe kjo është mënyra e drejtë, me një profesion në Europë mund të gjesh punë. Nëse je i shkolluar, nëse je i profesionalizuar dhe nëse ke një zanat, në Europë mund të gjesh punë”, shtoi Klosi.

Po ashtu, ai theksoi se edhe për emigrantët e kthyer qeveria ka parashikuar si një masë për riintegrimin e tyre në shoqëri sërish arsimin profesional falas, si e vetmja mënyrë për të marrë një zanat dhe për t’i krijuar mundësi vetes që të punësohen si në tregun e brendshëm të punës, ashtu edhe ate europian sipas ligjeve të BE-së.

Pin It