Zyrtare, në mars luhet miqësorja Shqipëri-Austri në Vjenë

kombetarja

Në kuadër të përgatitjeve të Kampionatit Evropian që do të zhvillohet këtë vit në Francë, kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Austrinë, e shatata në radhë me një bilanc: 1 gol i fituar dhe 13 të pësuar.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku theksohet se tashmë është arritur edhe marrëveshja me atë austriake për zhvillimin e kësaj sfide.
FSHF-ja bën të ditur se miqësorja me Austrinë do të luhet në 26 mars, në orën 17:30, në stadiumin “Ernst Happel” të Vjenës.

Kjo miqësore konsiderohet si një test shumë i mirë për kombëtaren tonë, duke qenë se Austria është një prej skuadrave pjesëmarrëse të “Euro 2016”. Ajo ndodhet në Grupin F të këtij aktiviteti së bashku me Hungarinë, Islandën dhe Portugalinë, ndërsa kombëtarja jonë është në Grupin A me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë.

Pin It