Kamerat në trupin e policëve fillojnë efektin, “Seriozisht e ke..”

kamerat-n-euml-trupin-e-polic-euml-ve-ja-kush-jan-euml-ldquo-viktimat-rdquo-e-para-video_hd

Kamerat në trupin e efektivëve të policisë rrugore kanë dokumentuar dy nga rastet e shumta të heqjes së patentave për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Një avokati i është hequr patenta pasi ishte duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa një qytetar u arrestua sepse tentoi t’i japë ryshfet një polici që i bëri testin e alkoolit. Në videot e publikuara nga Ministria e Brendshme ajo që tërheq është e ndalimit të avokatit. Ndërsa polici rrugor i kërkon dokumentacionin përkatës dhe i argumenton arsyen e ndalimit, shoferi i shprehet se është avokat, çka duket se nuk e ndikon efektivin të vazhdojë punën e tij. Ai i merr patentën dhe i kërkon avokatit të firmosë në shkresën sipas së cilës duhet të paraqitet në Komision për të paguar gjobën e për të tërhequr më tej lejen e drejtimit. Avokati reagon vazhdimisht duke u shprehur: “Ej, seriozisht e ke ti…?”

Por kur sheh se gjithçka ishte fakt dhe patenta e tij ishte marrë, avokati kërcënon policin rrugor duke i thënë se “do të të bëj kallëzim penal, mbaje mend këtë që po të them”.

Pin It