Franca merr masa për uljen e ndotjes, vë në dispozicion autobusët pa shoferë

AFP

Me qëllimin e mirë të uljes së ndotjes, Bashkia e Parisit në Francë ka vënë në dispozicion “autobusët pa shoferë” . Ndotja në kryeqytetin francez sidomos në muajt e dimrit arrit në përmasa serioze.

Ky lloj transporti publik është në dispozicion për distanca të shkurtra dhe këta autobusë që punojnë me energji elektrike.

Autobusi është i pajisur me sensorë dhe kamera, të cilat i mundësojnë të ndjekë korsinë e rezervuar, të rregullojë shpejtësinë dhe të ndalojë në stacionet e duhura.

Pin It