Galaxy S7, ekran të ndjeshëm ndaj presionit të shtypjes

Samsung-Galaxy-S7

Telefoni inteligjent Galaxy S7 i Samsung-ut – për të cilin është folur shumë deri tani – do të ketë një ekran të ndjeshëm ndaj prekjeve, i ngjashëm me teknologjinë 3D Touch të iPhone-ve të Apple-it.

Galaxy S7 do të ofrohet në 4 variante të ndryshme, ku disa prej tyre do të kenë skanerin e syrit, ndërsa versionet me ekran jo të lakuar do të kenë vend për hapësirë të brendshme. Pajisjet do të kenë portë për USB të tipit C dhe kamerë të përshtatur për fotot me ndriçim të ulët. Dizajni i Galaxy S7 do të jetë i ngjashëm me Galaxy S6.

Samsung do t’i prezantojë këta telefona gjatë Kongresit Botëror të Telefonave, që zhvillohet në muajin shkurt.

Pin It