Gashi shpallet “futbollisti i vitit” te Colorado

20161024170933890646

Shkëlzen Gashi ka marrë një tjetër vlerësim nga skuadra e tij në Amerikë Colorado Rapids, duke u vlerësuar nga fansat si futbollisti i vitit te ky ekip.

Në vetëm pak kohë, sulmuesi shqiptar është shndërruar në lojtarin më të rëndësishëm të skuadrës amerikane, ku deri tani kur është mbyllur sezoni i rregullt në MLS, Gashi ka arritur të realizojë 9 gola.

Në profilin e tij në “Facebook”, Shkëlzen Gashi postoi një foto duke mbajtur në duar trofeun e lojtarit të vitit të Colorado. “Çfarë sezoni i pabesueshëm, ne si skuadër arritëm rekord pas rekordi dhe tani ky çmim special për mua nga ana e tifozëve. Falenderoj fansat për këtë nderim që më kanë bërë”, shkruan Gashi në “Facebook”.

Falë 9 golave dhe 3 asisteve të 28-vjeçarit shqiptar, Colorado Rapids e mbylli sezonin e rregullt në vendin e 2-të të Konferencës së Perëndimit duke u kualifikuar në çerekfinalet e fazës play-off.

Pin It