Shitet çelësi i një dollapi të Titanik, shuma marramendëse

celesi

Një çelës hekuri i një dollapi të anijes Titanic, u shit në ankand këtë të shtunë në Angli për një çmim marramendës. Plot 85 mijë sterlina, ose thënë ndryshe rreth 95 mijë e 500 euro.

Çelësi i përkiste Sidney Sedunary, një kuzhinieri 23- vjeçar, i cili gjeti vdekjen bashkë me 1500 persona të tjerë në mbytjen tragjike të vitit 1912. Çelësi prej bronzi kishte të shkruar ‘Locker 14 F Deck’ (Dollapi 14 Ponte F’), dhe ju dorëzua gruas shtatzënë të Sedunary pas vdekjes së tij.
Shtëpia e ankandeve ‘Henry Aldridge & Son a Devizes’, në veri të Anglisë kishte një pritshmëri për çelësin prej 50 mijë sterlina, por çmimi final e tejkaloi shumë më tepër. Gjatë viteve të fundit çmimet e objekteve të gjetura të Titanic janë rritur ndjeshëm, sa që në vitin 2013 një violinë me të cilën luhej pikërisht gjatë mbytjes së anijes u shit për 1 milionë sterlina.

Pin It