Gepardët, kafsha më e shpejtë në tokë drejt zhdukjes

kuva449

Gepardi, kafsha më e shpejtë në botë është drejt zhdukjes. Tashmë në planet kanë mbetur rreth 7100 gepardë, ndaj studiuesit kanë deklaruar që gepardët duhet të shpallen kafshë në rrezik si dhe të merren masa për mbrojtjen e tyre.

Studimi i kryer nga shumë ekspertë tregon se gepardët kanë humbur 91% të territorit të tyre, që dikur shtrihej në të gjithë Afrikën dhe Azinë jugperëndimore. Mësohet se në Iran kanë mbetur vetëm 50 gepardë, ndërsa në Zimbabve, nga 1200 në vitin 1999, tani kanë mbtur vetëm 170.

Ekspertët thonë se rezervatet nuk mjaftojnë për të mbrojtur gepardët, të cilët përveçse janë gjitarët më të shpejtë, janë edhe ata që lëvizin më shumë.

Studime të ndryshme kanë treguar se 77% e territorit të gepardëve është jashtë rezervateve. Ekspertët paralajmërojmë se duhen marrë masa urgjente për të shpëtuar këtë krijesë unike që sfidon ligjet e natyrës me vrapimin prej 120km/h, duke merituar me të drejtë nofkën “motori sportiv i botës së kafshëve”

Pin It