Gjimnazi “Hasan Nahi” nderon Kosovën me medalje në SHBA dhe Kenia

Nxënësit nga Kosova të cilët mahnitën juritë ndërkombëtare; Medalje Ari në Kenia dhe Medalje Bronzi në Texas, USA.

hasan

Nxënësit e Gjimnazit “Hasan Nahi” Blerim Jashari, Nehar Shala e Rinor Baxhuku u shpërblyen me medalje ari për punën e tyre të palodhur. Ata garuan në olimpiadën shkencore “Golden Climate” në Kenia. Mbi 150 projekte nga 30 shtete të botës kanë qenë pjesë e kësaj olimpiade në 4 kategori. Nxënësit nga Kosova morën medalje Ari në fushën e Agrikulturës me projektin e tyre të veccantë “USAGE OF SUNFLOWER STALK AND PINE CONE AS A HUMIDIFIED FERTILIZER”. Ata gjetën rastin të tregojnë dhe kulturën e vyer të shqiptarëve.

Pasi u kontaktuan nga interneti të tre nxënësit shprehën gëzimin e madh që arritën ta valëvisin flamurin e Kosovës në vendin e largët të Afrikës. Ata falenderuan mësuesin Z. Fatih Karaosmanoglu, prindërit e tyre si dhe Gjimnazin “Hasan Nahi” për mundësitë e ofruara.

Medalje bronzi nga Houston, Texas, SHBA

hasannn

Ndërkohë dy nxënëse po nga Gjimnazit “Hasan Nahi” morën medalje Bronzi në anën tjetër të botës. Lirindë Kafexholli e Eliona Aliu morën medalje Bronzi në olimpiadën shkencore I-SWEEEP 2016 me projektin e tyre “Pastrimi I ambientit nga mbetjet e baterive dhe përdorimi I tyre kundër rrezeve radioactive.” Mbi 400 projekte ishin pjesë e garës prej së cilës nxënëset Kosovare arritën të valëvisin flamurin tonë.

Drejtori i Gjimnazit “ Hasan Nahi” Z. Gazmend Aga në deklaratën e dhënë, pasi përgëzoi nxënësit dhe stafin e tij, falenderoi në mënyrë të veccantë Ministrinë e Kulturës së Kosovës e cila mbështeti financiarisht nxënësit të cilët sapo morën Medalje Ari. “Jemi të përlotur nga gëzimi për medaljen e arit dhe suksesit të korrur nga ekipi ynë. Ata garuan për Kosovën dhe kjo na bën shpresëplotë” tha Aga për suksesin në Kenia.

Ai foli dhe për vajzat që morën medalje në SHBA: “Pjesëmarrja e vajzave ne olimpiada ndërkombëtare dhe medaljet që ato marrin janë mesazhi më domethënës ndaj atyre që pengojnë arsimimin e tyre. Gjimnazi “Hasan Nahi” e nxit dhe i jep një rëndësi të veccantë arsimimit të femrës. Dy nxënëset tona na bënë krenarë mes qindra moshatareve të tyre”, shtoi Aga.

Aga theksoi se do të vazhdojnë punën për të përfaqësuar denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare. Duke theksuar se kontributi në arsim është kontribut në ardhmërinë e Kosovës, ai përmendi dhe punën e bërë me këta nxënës nga mësuesit e tyre në shkollën fillore dhe aktualisht në Gjimnazin “Hasan Nahi”.

hasani

Pin It