Komisioni Europianë, për Turqinë do të ketë lëvizje të lirë në shengen por me kushte

1462258038refugjate

Komisjoni Europian do ti ofrojë shtetasve turq lëvizje të lirë në zonën shengen por me kushte. Kështu shkruan BBC duke cituar një burim të sajin kofidencial. Marrëveshja është nënshkruar në mars kur vendet e BE-së ranë dakord që Turqia të përfitonte një shumë të majme eurosh dhe lëvizje pa viza në zonën shengen ndërsa kjo e fundit në shkëmbim do të trajtojë emigrantët të cilët nga vendet e luftës shkojnë në vëndet e BE-së.

Por Turqia duhet ende të plotësojë kriteret e BE-së dhe marrëveshja të aprovohet nga Parlamenti Europian dhe shtetet anëtare. Unioni druhet se pa një marrëveshje për heqjen e vizave, Turqia nuk do ta kontrollojë emigracionin.

Por kriza e madhe e emigranteve ka detyruar shtetet e unionit që të bien në një mëndje. Ndërkohë një njoftim zyrtar nga Komisioni Evropian pritet të jepet ditën e mërkurë në lidhje me detajet e marrveshjes mes BE-së dhe Turqisë.

Në bazë të marrëveshjes të nënshkruar në mars të këtij viti, emigrantët që kanë mbërritur ilegalisht në Greqi që prej 20 marsit pritet të kthehet mbrapsht në Turqi nëse nuk aplikojnë për azil apo nëse apeli i tyre refuzohet.

Për çdo emigrant sirian të kthyer në Turqi, BE do të marrë një tjetër sirian që ka bërë kërkesë legjitime për azil.

Grupet e të drejtave të njeriut vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e marrëveshjes dhe argumentojnë se Turqia nuk është një vend i sigurtë ku të kthehen njerëzit.

Gjithësesi, muajin e kaluar presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk deklaroi se marrëveshja kishte nisur të jepte rezultatet e para.

Pin It