Gjumi i mirë sjell shëndet të mirë

Për një jetë të shëndoshë doemos duhet të keni edhe një gjumë të shëndoshë. Gjumi është shumë i rëndësishëm për ta pushuar trupin dhe trurin, si edhe për të grumbulluar energjinë e nevojshme për ditën tjetër.

Në ditët e sotme njerëzit e kalojnë kohën duke qëndruar ulur, ndërsa mendimet e tyre janë në lëvizje, janë nervozë, nën presion dhe nën stres të fortë. Për këtë arsye te shumica e njerëzve është i çrregulluar bioritmi.

Shumica kthehen nga puna shumë të lodhur, ndërsa nuk mund të flenë, ndërsa teksa shtrihen mendojnë për ditën paraprake, por edhe për detyrimet që i presin. Një mendim çon te tjetri, kurse cikli vazhdon. Prandaj nuk është çudi që shumë njerëz vuajnë nga pagjumësia.

Ekspertët britanikë thonë se koha më e mirë për gjumë është dy ose tre orë pas darkës. Kur ta përfundoni ushqimin mundohuni të relaksoheni dhe mos mendoni për detyrimet. Shmangni bisedat e rënda, madje edhe shikimin e televizorit.

E vetmja gjë në të cilën duhet të përqendroheni është relaksi, në mënyrë që të kenigjumë të thellë dhe në mëngjes të zgjoheni të freskët e përplot energji.

Por, nëse në vend të kësaj, e kaloni natën duke menduar për detyrimet, ose para kompjuterit, televizorit, në mëngjes do të zgjoheni pa gjumë, të rraskapitur.

Ekspertët thonë se gjumë të qetë dhe të thellë kanë njerëzit të cilët gjatë ditës punojnë intensivisht, ndërsa gjumë jo të qetë kanë ata të cilët nuk arrijnë t’i kryejnë të gjitha detyrimet ditore.

Nëse e çrregulloni bioritmin dhe nuk flini mjaftueshëm, trupi juaj do të dobësohet dhe do të jeni më të prirë ndaj sëmundjeve. Prandaj, mundohuni që gjatë ditës të ndani një orë për gjumë.

 

 

 

Pin It