Guvernatori Sejko: “Kërkojmë thellimin e reformave për ringritjen e ekonomisë.”

gent-sejko1-655x356

Banka e Shqipërisë gjatë 2 viteve të fundit  e ka ulur 14 herë normën bazë të interesit, duke e çuar në minimumin historik prej 1.75 për qind, kredia për ekonominë ka mbetur e ndrydhur dhe rritja ekonomike poshtë pritshmërive.

Përballë kësaj situate, guvernatori Gent Sejko tha: “Ne si Bankë e Shqipërisë do të shikojmë çdo formë alternative për të stimuluar ringritjen ekonomike, për të rritur optimizmin dhe për të ndikuar pozitivisht në ekonomi. Nuk kemi përfunduar ende, jemi duke bërë analiza ndaj është herët për të thënë diçka. Në momentin që do të gjykojmë se, do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë e për të mbështetur qoftë me lehtësim sasior, të cilin e shoh pak më të komplikuar sepse nuk ka nevojë, qoftë me mekanizma dhe instrumentë të tjerë nëpërmjet sistemit financiar, për të mbështetur kreditimin e investimet, kjo do të bëhet e qartë kur ne të arrijmë në një përfundim”, tha guvernatori Gent Sejko.

Banka e Shqipërisë pret, që këtë vit rritja ekonomike të përshpejtohet në 3.4 për qind, por sipas guvernatorit, pasiguria te biznesi dhe individët mbetet e lartë. Për këtë arsye, ai kërkon thellimin e reformave, që do të lehtësonin ringritjen e ekonomisë.

Pin It